E diel, 24 Nëntor, 2024

VIDEO – “Herën e tretë do të përgjigjem shumë keq, mos përmend dhunën”, nisin përplasjet e para mes VIP-ave në Big Brother Albania

Mbrëmjen e djeshme nisi edicioni i dytë i Big Brother Albania VIP. Por kur nuk kanë kaluar ende 24 orë, konkurrentët kanë nisur debatet e para.

Luiz Ejlli dhe Mikela Pupa kanë janë bërë pjesë e një debati për mënyrën e bashkëjetesës në shtëpi. Shkak për debatin është  bërë kërkesa e këngëtarit për rregull në shtëpi dhe përmendja e fjalës dhunë.

Por Mikelai është kundër përgjigjur, duke i thënë se nuk duhet të përmendë më fjalën dhunë dhe të mos i duket vetja si i zoti i shtëpisë.

PJESË NGA DEBATI:

Luizi: Funksionon. Me pak dhunë gjithçka funksionon.

Mikela: Këtë dhunën është hera e dytë që e përmend, ndërsa herën e tretë do të përgjigjem shumë keq. Kështu që të sugjeroj të mos e përmendësh.

Armaldo: Fjala dhunë këtu nuk duhet diskutuar.

Luizi: Është dhunë diplomatike.

Mikela: Nuk ka asnjë kontekst të mirë të fjalës dhunë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit