Rruga e Arbrit vijon të jetë e pasigurtë për të gjithë ata që e përdorin këtë aks për të lëvizur drejt Tiranës apo Qarkut Dibër.
Probleme nuk ka vetëm në aksin e Xibrit, por edhe shumë pak metra larg kryeqytetit. Prej dy ditësh në afërsi të Shkallës së Tujanit ka rënie dherash e gurësh, duke rrezikuar mjetet që lëvizin në rrugë.
Drejtuesit e mjeteve shprehen se krejt rruga është e pasigurt pasi jo vetëm ka shembje, por as sinjalistikë informuese apo paralajmëruese për rreziqet.
Ata kërkojnë që ky koncension të hetohet nga SPAK dhe të vihen para përgjegjësisë shpenzuesit e taksave të shqiptarëve. Problematika të tilla ka patur edhe në ByPass e Murrizit, pranë tunelit në Xibër, në fshatin Fshat të Klosit e pika të tjera./btvnews.al