E enjte, 28 Nëntor, 2024

VIDEO – Vendoset sinjalistikë në Kokërdhok të Ulzës, por asnjë masë më shumë

Kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës nacionale Burrel – Skuraj të vendoste sinjalistikë plotësuese për shembjen që ka pësuar ky aks në fshatin Kokërdhok të Ulzës.

Në të dy anët e rrugës është bërë vendosja e tabelave informuese dhe paralajmëruese për drejtuesit e mjeteve që do të përballen me ngushtim të karrexhatës për shkak të shembjes së aksit.

Drejtuesit e automjeteve thonë se kjo nuk është zgjidhja që duhet pasi mjetet rrezikojnë të shemben teksa kalojnë pranë hapsirës së dëmtuar.

Më problem është kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë të cilat duan më shumë hapësirë, por kjo është e pamundur përsa kohë nuk do të rindërtohet pjesa e shembur.

Shembje të tillë aksi nacional Skuraj – Burrel ka pësuar edhe në Shkopet, por as aty nuk është marrë asnjë masë, ndërsa zgavra e krijuar nën asfalt sa vjen e zgjerohet./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit