Ditën e sotme është arrestuar një 22-vjeçar nga Delvina.
Dyshohet se shtetasi G.A 22-vjeç, ka dhunuar fizikisht të atin si dhe e ka kërcënuar atë me thikë.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë u arrestua në flagrancë shtetasi G. A., 22 vjeç, banues në fshatin Stjar, Delvinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, si dhe e ka kanosur atë me një mjet prerës thikë”, thuhet në një njoftim të policisë.
Shkaqet e ngjarjes në fjalë mbeten të paqarta. /btvnews.al