DASHI– Planetët nuk do i keni në krah sot dhe nuk do keni një ditë shumë të mirë. Nëse keni një lidhje marrëdhënia juaj nuk ka për të qenë më aq e fortë sa më parë dhe kjo për shkak të mungesës së përkushtimit nga ana juaj. Do i përkushtoheni më tepër familjes dhe punës sot.
DEMI– Gjatë kësaj dite do arrini të ruani optimizmin dhe disa takime të reja do ju bëjnë të reflektoni më mirë. Nëse keni një lidhje përgatituni për momente shumë të veçanta e të privilegjuara. Do dashuroni dhe do ju dashurojnë me shumë pasion.
BINJAKËT– Dita e sotme do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do silleni e si do veproni. Nëse keni një lidhje dhe shihni dikë tjetër me adhurim do fillojnë debatet e zjarrta me partnerin dhe mund të arrihet edhe ne ndarje.
GAFORRJA– Pas një periudhe jo shumë të begatë, sot problemet do mbarojnë dhe do e shihni me më shumë optimizëm të ardhmen. Nëse keni një lidhje do i shprehni edhe më shumë ndjenjat dhe nuk do ndieni për asnjë moment mërzitje.
LUANI- Përgatituni për një ditë të ngrohtë dhe emocionuese sot. Nëse jeni në një lidhje do e forconi edhe më shumë marrëdhënien dhe do luftoni fort me rutinën që ka filluar t’iu pushtojë. Pasdite çdo gjë ka për të qenë më e bukur.
VIRGJËRESHA– Kjo ka për të qenë një ditë goxha e favorshme për ju. Mbase nuk do keni shumë kohë për t’u argëtuar e për t’u çlodhur, por nëse bëni përpjekjet e duhura dhe jeni të vendosur mund të keni arritje në çdo fushë.
PESHORJA– E rëndësishme është që në pjesën më të madhe të kohës do mbizotërojnë emocionet pozitive. Ju beqarët ka mundësi të keni takime në vendin e punës dhe mund të fillojnë edhe lidhje.
AKREPI– Nëse jeni në një lidhje, në pjesën më të madhe të kohës do mbizotërojë qetësia dhe harmonia. Do jeni më tolerantë dhe më të hapur ndaj ndryshimeve kështu që nuk do debatoni për gjera të kota me partnerin.
SHIGJETARI– Do përjetoni emocione shumë të forta. Nëse jeni beqarë duhet t’i dëgjoni këshillat e miqve nëse doni të mos bëni gabime. Ata do duan vetëm të mirën tuaj. Në planin profesional, planetët do jene me ju dhe do iu sjellin fat.
BRICJAPI– Keni për ta parë që me shumë pak përpjekje gjithçka do normalizohet. Nëse jeta juaj ne çift ka qenë e vështirë, gjatë kësaj ditë gjërat do fillojnë të ndryshojnë për mirë. Do ndiheni më të qetë dhe më në harmoni me njëri-tjetrin.
UJORI– Ju beqarët ka mundësi të jeni të turpshëm dhe nuk do përfitoni nga ftesat që do iu bëhen. Do bëni gabim, por do e kuptoni vonë. Në punë do përballeni me probleme të vështira dhe do jeni gjithë kohës të stresuar.
PESHQIT– Keni për t’u ndier më mirë dhe do i harroni problemet që keni pasur. Ju beqarët do i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe nuk do tentoni të joshni. Në punë do jeni mjaft profesionistë dhe do i habisni që të gjithë me ato që do arrini./btvnews.al