E martë, 22 Tetor, 2024

Dy persona dhunojnë me grushte drejtorin e Postës në Lezhë

Drejtori i filialit të Postes Shqiptare në Lezhës, Pjerin Çuku, është dhunuar nga disa persona të paidentifikuar.

Policia në një njoftim për mediat, bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Gurra e Lezhës. Po ashtu bëhet me dije se Çuku është dërguar në spital për ndihme mjekësore.

Sot, më datë 26.12.2022, rreth orës 16:35, në lagjen “Gurra”, Lezhë, dy persona janë konfliktuar me grushte me shtetasin P. Ç., 42 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i Postës Shqiptare, dega Lezhë dhe më pas janë larguar me vrap.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit