E premte, 29 Nëntor, 2024

Erdogan flet dhe për futboll: Cristiano Ronaldo u penalizua për shkak të Palestinës

Edhe pse ka disa ditë që Botërori ka përfunduar dhe Portugalia tashmë po mendon për trajnerin e ri, çështja ‘Ronaldo’ po vijon të diskutohet.

Në këtë debat është përfshirë sot edhe presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Si një ish-futbollist dhe i apasionuar pas sportit, Erdogan ka zgjedhur të flasë për çështjen më të nxehtë të momentit.

Sipas tij Cristiano Ronaldo është penalizuar për çështje politike, pasi siç thotë ai futbollisti mbështet çështjen palestineze.

Për fat të keq, Ronaldo u shpërdorua, i vendosën dhe një vello politike, pasi Ronaldo njihet nga të gjithë si një mbështetës i kauzës palestineze. Të aktivizosh një lojtar si Ronaldo për 30 minuta në ndeshjen kundër Marokut, do të thotë të hedhësh në fushë një lojtarë të ezauruar psikologjikisht, i hoqën energjinë”, u shpreh Erdogan.

Po ashtu ka folur dhe për të ardhmen e futbollistit dhe thotë se Ronaldo do të shkojë në Arabaninë Saudite./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit