E martë, 22 Tetor, 2024

“Hiqni barrikadat”, kreu i PDK thirrje Kurtit: Po rrezikon sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka bërë thirrje Albin Kurtit dhe qeverisë që të veprojnë dhe të heqin barrikadat në veri të vendit.

Në një postim në mediat sociale, Krasniqi ka thënë se qeveria ka mbështetjen e plotë të PDK për veprimet që do të çojnë në lirimin e veriut.

KFOR-i ka bërë një punë të mirë deri më tani për të ruajtur paqen, për çka u jemi falënderues, mirëpo, heqja e barrikadave është para së gjithash përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës. Gjithsesi, në këto tri javë, dy gjëra janë të sigurta:

E para, barrikadat i kanë vendosur grupet kriminale të orkestruara nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me qëllim destabilizimin dhe nënshtrimin e Kosovës. E dyta, në inkurajimin e këtyre grupeve dhe krijimin e një realiteti të ri atje, po ndikon tej mase heshtja dhe mosveprimi i Qeverisë. Prandaj, siç kam bërë gjatë gjithë kësaj kohe, disa herë, po e bëj këtë thirrje përsëri sonte, uroj për herë të fundit:

Reagoni! Hiqni barrikadat! Çdo minutë që po kalon, po rrezikon sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Qytetarët kanë votuar për Qeveri që e qeverisë krejt Kosovën e jo vetëm deri te Ura e Ibrit. Andaj, mos u zbrapsni se do të ju mbështesim të gjithë”, ka qenë ky reagimi i Memli Krasniqit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit