Një aksiden me pasoja fatale ka ndodhur në vendin fqinj. Për pasojë një djalë i mitur, 8-vjeçar nga Shqipëria ka ndërruar jetë. Aksidenti rrugor ndodhi pranë Borgo Segezia, në periferi të Foggia në Itali.
Mediat vendase raportojnë se ai është përplasur nga një automjet. Ai u transportua në spitalin e Foggias, ku ndërroi jetë pak më vonë.
Aksidenti mësohet të ketë ndodhur ditën e djeshme. Ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e plota të saj. /btvnews.al