E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Ja me kë do ta shihni Mc Kreshën në bashkëpunimin e radhës

Mc Kresha dhe Getoar Selimi do të bashkojnë forcat për një tjetër bashkëpunim.

Reperët do të sjellin bashkëpunimin e tyre të parë pas vitit të ri. Lajmi është konfirmuar nga “Prive”. Bëhet me dije se dyshja kanë arritur dakortësinë dhe duhet pranuar që është një surprizë e madhe për fansat e dy artistëve marrë parasysh rivalitetin që dikur ekzistonte midis grupeve të tyre.

Por, kur Stresi dhe Noizy lanë pas mëritë e vjetra edhe Kresha dhe Getoari mund ta bënin.

Thuhet gjithashtu që ky bashkëpunim është biseduar pas një takimi që kanë pasur dy reperët në muajin qershor të këtij viti në “Alba Festival”.

Tani ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim me padurim këtë projekt.

Karriera e tij është ajo që është përfolur më shumë në media për Mc Kreshën, pasi vetë reperi është siguruar që të mos flasë për gjërat e tij personale.

“Zakonisht më përmendin për jetën personale, për familjen, për fëmijët. Për gjëra që unë nuk preferoj të përmendem. Nëse shkruan diçka, le të shkruajnë për veprën që e bëj. Ama unë i kuptoj mediat, nuk jam i zemëruar me to. Nuk është faji i mediave, është faji i lexuesit”, u shpreh më herët Kresha në lidhje me këtë çështje.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit