E martë, 22 Tetor, 2024

“Jemi në luftë”, vijon të marrë jetë stuhia në SHBA. Në shumë qytete ka ngrirë gjithçka

Stuhia që ka përfshirë Shtetet e Bashkua, nuk po kursen asgjë, as jetën e qytetarëve. Mediat vendase flasin për 38 viktima të konfirmuara nga autoritetet shtetërore.

Mësohet se disa prej viktimave janë gjetur në automjetet e tyre, apo në rrugë, të mbuluara nga petku tepër i trashë i dëborës.

Guvernatorja e New York-ut në një deklaratë ka thënë se “ne jemi në një luftë. Kjo është një luftë me Nënën Natyrë. Ajo po na godet ne me gjithçka që ajo ka”.

Sinoptikanët thonë se cikloni do të lehtësohet në ditët në vijim, por këshilla mbetet për të shmangur udhëtimet nëse nuk janë thelbësore.

Stuhia ka shkaktuar probleme të mëdha në qarkullimin rrugor dhe ajror, me qindra aksidente me makina, ndërsa fluturimet e anuluara raportohet të jenë me mijëra. Aktualisht, më shumë se 55 milionë amerikanë mbetën nën alarmin e të ftohtit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit