E martë, 22 Tetor, 2024

Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare: Jemi në komunikim me KFOR

Kryeministri Albin Kurti ka mbledhur ditën e sotme Këshillin e Sigurisë së Kosovës ku është diskutuar situata në veri të vendit.

Në një njoftim për mediat, Kryeministria bën me dije se në fokus të kësaj mbledhje kanë qenë incidentet e fundit “të shkaktuara nga strukturat ilegale dhe grupet kriminale, të koordinuar dhe mbështetura nga Qeveria e Serbisë”.

Në komunikatën e kryeministrisë thuhet se ka komunikim të vazhdueshëm midis tyre dhe KFOR-it gjatë këtyre 17 ditëve, dhe se Policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitetet për veprim.

Strukturat ilegale si dhe grupet kriminale po vazhdojnë të kryejnë akte ekstremiste ndaj qytetarëve të Republikës,  institucioneve shtetërore,  ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, gazetarëve, ndaj pjesëtarëve misionit të EULEX-it dhe njësive patrulluese të KFOR-i.

U theksua se brenda këtyre 17 ditëve që nga ngritja e barrikadave ka pasur komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in. Po ashtu, u ritheksua se Policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitetet dhe gatishmërinë për të vepruar por siç dihet tashmë, jemi në pritje të veprimeve nga KFOR-I”, vijohet më tej në njoftim.

Në fund qeveria ka thënë se ata nuk mund të dialogojë me banda kriminale, dhe se liria e lëvizjes duhet të rivendoset./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit