Teksa tensionet në veri të Kosovës po vijojnë prej disa javësh, Serbia i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit. Pas deklaratave që tregonion se tensionet do të vijonin, sot Aleksandër Vuçiç ka urdhëruar që ushtria të përgatitet dhe është vendosur në kufi me Kosovën.
Serbia po dërgon artilerinë e rëndë në Rudnicë, dy kilometra para Jarinjës, duke përfshirë gjashtë topa me rreze të gjatë veprimi të Ushtrisë Serbe.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat serbe, të cilat kanë raportuar se pjesë e dislokimit janë edhe një numër policësh ushtarakë të cilët janë pozicionuar në zonë.
Kjo lëvizje e ushtrisë bëhet në një kohë kur Vuçiç ka urdhëruar dje shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviç, që të shkojë në Rashkë, në kufi me Kosovën, ndërsa sot u bë me dije se është urdhëruar edhe shtimi i Forcave të Armatosura.
Këto veprime nga pala serbe vijnë në një kohë kur ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për ulje të tensioneve./btvnews.al