Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se nga 1 Janari i vitit të ardhshëm do të nisë ndihma për nënat me më shumë se tre fëmijë.
Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se nënat me tre ose më shumë fëmijë do të kenë të paguara nga shteti sigurimet shoqërore dhe shëndetësore kur janë të papuna.
“Prej 1 Janarit nëna do të përfitojë nga programi i ri i mbështetjes me sigurimet shëndetësore dhe shoqërore për nënat e papuna me tre ose më shumë fëmijë nën 18 vjeç”, shkruan Rama teksa njofton se ka vizuar një familje me 9 fëmijë./btvnews.al