E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Tensionet në veri, media franceze: Përkeqësohen marrëdhëniet mes dy vendeve. Serbia dërgoi shefin ushtarak në kufirin me Kosovën

France24 shkruan se presidenti serb Aleksandër Vuçiç mbrëmjen e së dielës ka dërguar në kufirin e Kosovës shefin e ushtrisë Milan Mojsiloviç, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara mes dy vendeve me vendosjen e barrikadave.

Serbët në veri të Kosovës janë të indinjuar për arrestimin e ish-oficerit të policisë dhe kanë vendosur postblloqe që prej 17 ditësh duke bllokuar lëvizjen mes pikave kufitare.

Shefi i ushtrisë serbe është shprehur se situata është shqetësuese dhe komplekse.

Ndërkohë në Kosovë mediat shkruajnë se një patrullë e KFOR-it udhëhequr nga NATO kanë patrulluar në zonë dhe nuk kanë raportuar për dëme.

Në nëntor, qindra policë serbë të përfshirë në policinë e Kosovës si dhe gjyqtarë, prokurorë dhe zyrtarë të tjerë u larguan nga puna për të protestuar kundër një vendimi për të ndaluar serbët që jetojnë në Kosovë të përdorin targa të lëshuara nga Serbia.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha javën e kaluar se situata me Kosovën ishte “në prag të konfliktit të armatosur”.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit