Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Dajç.
Mësohet se një person i cili po udhëtonte me motoçikletë është goditur nga pas nga një automjet.
Personi i cili ndodhej në motoçikletë ka pësuar dëmtime të rënda si pasojë e aksidentit. Ai është dërguar fillimisht në spitalin e Lezhës.
Më pas, ai është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për një ndihmë të specializuar mjekësore.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur shkaqet e plota të këtij aksidenti.
Ky është aksidenti i tretë që ndodh në qarkun e Lezhës në harkun kohor të 24 orëve të fundit duke regjistruar një bilanc me tre të plagosur.