Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se për ditën e sotme do të ketë reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Durrës.
Ndërsa në qarqet e tjera nuk do të ketë reshje, por moti parashikohet që të jetë i kthjellët dhe i alternuar me vranësira.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet nga 10 deri në 17 °C, në vendet e ulëta nga 6 deri në 17 °C, në vendet malore nga 3 deri në 13 °C.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare dhe nuk do të ketë probleme në det të hapur./btvnews.al