E diel, 24 Nëntor, 2024

Festat e Fundvitit/ Mbi 4 mijë emigrantë futen në Shqipëri nga Kapshtica, 2 mijë vijnë nga Qafë Thana

Shumica e emigrantëve kanë zgjedhur që Vitin e Ri ta festojnë pranë familjeve në atdhe. Ditën e sotme ka pasur fluks në Portin e Vlorës, ku kanë mbërritur rreth 800 persona me dy tragete nga Italia.

3 mijë është numri i personave të mbërritur në vendin tonë për festat.

Sipas shefit të përpunimit të trageteve në port, Festim Skëndaj fluksi pritet të vijoje edhe në ditët e ardhshme referuar edhe prenotimeve. Sipas Skëndaj numri është më i lartë, rreth dyfishi i të njëjtës periudhë të një viti më parë.

“Sot kanë mbërritur rreth 800 pasagjerë me dy tragetet e linjës, me rreth 120 mjete.

Dje vazhdon se fluksi kështu ka qenë. Në datën 25 që ka qenë festa e Krishtlindjes, ka qenë dita me fluksin më të madh. Kanë mbërritur rreth 150 pasagjerë. Shpresojmë që të vazhdojë fluksi deri me datën 31 se për gjithmonë për Vit të Ri bashkatdhetarët zgjedhin ta festojnë në vendlindje. Janë marrë masat për pritjen e pasagjerëve, siç e shihni nuk ka vonesa. Nga fundjava janë rreth 3 mijë mbërritje, 500 janë larguar. Vjet ka qenë situatë tjetër, sivjet ka më tepër lëvizje”, tha ai.

Ditën e djeshme në vendin tonë janë futur 4056 emigrantë nga pika kufitare e Kapshticës dhe kanë dalë 2848. Nga pika kufitare e Qafë Thanës kanë hyrë 2575 dhe kanë dalë 1774 shtetas.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit