Moderatorja Kiara Tito ia ka barë të qartë këngëtarit Luiz Ejlli që mes tyre nuk mund të ketë asgjë tjetër përveçse shoqëri.
Teksa kanë qenë duke biseduar me njëri-tjetrin ajo i ka thënë se bashkë mund të ketë vetëm shoqëri, pasi nuk e sheh dot me sy tjetër.
“Zero shanse sepse unë e njoh veten time, dhe e di kur është një diçka që mund të funksionojë dhe kur jo. E kam këtë aftësi, ose të paktën e kam fituar. Përveç shoqërisë së mirë me ty, s’mund të ketë asgjë tjetër. Nuk të shoh me atë sy”, ka qenë kjo deklarata e moderatores.
Kujtojmë se që nga fillimi i Big Brother VIP, Luizi e ka ngacmuar me batuta dhe i ka bërë poezi Kiarës dhe është shprehur se ka pëlqim për të./btvnews.al