DASHI- E marta dhe e mërkura nuk do të jenë ditë të zakonshme. Nëse mundeni, merrni pak pushim nga puna. Mos u shqetësoni: përndryshe, java do të jetë fantastike.
DEMI– Një javë më shumë se pozitive dhe relaksuese po fillon në të gjitha sferat, nga puna në çështjet sentimentale. Mbërritja e Hënës në shenjën tuaj që këtë të martë do të sjellë besim në marrëdhëniet romantike.
BINJAKËT- Gjithçka do të kalojë e shënuar nga afatet e zakonshme. Mos u shqetësoni: gjërat së shpejti do të marrin një rrjedhë më të mirë, veçanërisht duke filluar nga e marta, dita në të cilën do të keni një shans të shkëlqyer për të realizuar qëllimet tuaja.
GAFORRJA- Pritet një ditë e qetë, por mos i këndoni shumë shpejt fitores: një javë e vështirë po fillon. Përpiqu fort. Në orët e ardhshme do t’ju duhet të bëni kujdes maksimal në trajtimin e çdo problemi.
LUANI- Java do të nisë mbarë, por përkeqësimi është afër. E enjtja dhe e diela do të jenë ditë të ngarkuara. Dukeni të zënë si në punë ashtu edhe në jetën private.
VIRGJËRESHA- Këto janë ditë spektakolare për ju dhe do të jenë deri në fillim të vitit të ri. Me pak fjalë, a jeni gati të mbylleni dhe të largoheni pa bërë zhurmë, si në aspektin e dashurisë ashtu edhe në punë?
PESHORJA- Ju presin ditë të mrekullueshme në të cilat të pushoni dhe të festoni fillimin e vitit të ri, i cili po afron. Vetëm disa ngatërresa aty-këtu, por asgjë për t’u frikësuar. Gjithçka zgjidhet në një kohë të shkurtër.
AKREPI- Dita në vazhdim nuk do të jetë e gjitha me trëndafila dhe lule. Favorizoni lidhjet emocionale si miqësi apo dashuri, ndërkohë që gjërat do të shkojnë pak më keq në punë.
SHIGJETARI- Gjatë orëve në vijim do të ketë lajme të mira për ndjenjat, por edhe, ndonëse në një masë më të vogël, për punën. Por dita më e mirë do të vijë më vonë: e premtja, falë hyrjes së Marsit në shenjën tuaj.
BRICJAPI- Do të përjetoni shtatë ditë që nuk janë tamam emocionuese në shumë aspekte. Mundohuni të jeni shumë të përqendruar veçanërisht në lidhje me vendin e punës.
UJORI- Po vijnë ditë jo aq emocionuese dhe të karakterizuara nga ulje-ngritje. Megjithatë, përpiquni të mos e humbni durimin… Mundohuni të heshtni para se të flisni dhe të krijoni grindje.
PESHQIT- Një javë pozitive po fillon veçanërisht për sa i përket marrëdhënieve sentimentale dhe marrëdhënieve që lidhen me familjen dhe miqësitë falë hyrjes së Hënës në shenjën tuaj./btvnews.al