E diel, 24 Nëntor, 2024

Qeveria miraton marrëveshjen për heqjen e vizave me Kinën, ja kush përfiton

Qeveria Shqiptare ka miratuar ditën e sotme marrëveshje me Kinën për heqjen e vizave mes dy vendeve.

Në vendimin e publikuar nga Këshilli i Ministrave bëhet me dije se kjo marrëveshje është propozuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, për heqjen reciproke të vizave për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe të pasaportave të zakonshme”, thuhet në vendim.

Tashmë të gjithë zyrtarët dhe qytetarët që mbajnë pasaporta të zakonshme mund të udhëtojnë drejt Kinës pa pasur nevojë për vizë. Po ashtu dhe qytetarët e Kinës mund ta vizitojnë vendin tonë pa procedura të shtuara./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit