Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi është një nga banorët më të komentuar në Big Brother VIP Kosova.
Ai ka debatuar me shumë banorë dhe ka thënë se është një nga njerëzit më të vërtetë brenda shtëpisë dhe nuk di të gënjejë.
Lidhur me këtë, Andi Artani i ka propozuar reperit që të shkruajë një libër të titulluar “Të qenit i vërtetë”, siç edhe Stresi ka thënë që është.
“Qa thua ta shkruajmë një libër, por bashkërisht e kisha propozuar ‘Të qenit i vërtetë’, a po të pëlqen si ide?”, e ka pyetur Andi Stresin.
Stresit i ka pëlqyer kjo ide dhe ka thënë se “të qenit i vërtetë është lufta më e madhe në këtë jetë dhe që e kalon ditë për ditë. Të qenit i natyrshëm dhe i vërtetë s’është luftë e lehtë. Kështu që do të vdesim duke e provuar këtë luftë. Edhe nëse s’ia dalim, drejtësinë do ta luftojmë deri në fund”.
Tashmë presim daljen e Stresit nga Big Brother dhe të shohim nëse kjo ide do të realizohet apo jo./btvnews.al