Një 24-vjeçare, stjuardesë në avionin “Air Albania” që po udhëtonte nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe ka humbur jetën gjatë një fluturimi për në aeroportin Stansted.
Sipas mediave britanike, ngjarja ka ndodhur në 21 Dhjetor, por vetëm sot është bërë publik lajmi. Po ashtu sipas këtyre mediave, 24-vjeçarja ka pësuar ‘arrest kardiak’ gjatë një fluturimi për në aeroportin Stansted.
Mësohet se shërbimi i ambulancës e dërgoi të renë me urgjencë në spitalin Princess Alexandra në Harloë, sërish ajo nuk ka mundur të mbijetojë.
Një zëdhënës i policisë së Essex tha: Ne mbështetëm kolegët tanë në Manchester Airports Group dhe shërbimin e ambulancës në Aeroportin Stansted pasi u thirrëm për një shqetësim.
Mediat në Britani kanë kontaktuar me “Air Albania” për detaje të mëtejshme, por ka ende një përgjigje./btvnews.al