Në kuadër të festave të fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitit të Ri, Qendra Kulturore e Fëmijëve të Bashkisë Bulqizë dhanë një koncert festiv në sallën e shfaqjeve të Pallatit të Kulturës.
Morën pjesë banorë, nxënës të shkollave, mësues, prindër, etj. Mori pjesë dhe përshëndeti të pranishmit edhe kryetari i bashkisë Bulqizën Lefter Alla. Me pas për rreth një orë fëmijët ndoqën koncertin e përgatitur nga qendra kulturore e fëmijëve në bashkëpunim me pallatin e kulturës dhe mbështetur nga bashkia Bulqizë.
Përmbajtja e tij koncerti dominohej nga këngët, vallet, grimcat letraro-artistike, etj, të interpretuara me mjaft nivel artistik, interpretim i cili mbajti të mbërthyer për rreth një orë pjesëmarrësit, që me duartrokitjet e tyre ngjallën mjaft emocione për interpretuesit, të cilët edhe ata me interpretimet e tyre ngjallen kënaqësi e emocione për pjesëmarrësit e këtij koncerti, të drejtuar me mjaft profesionalizëm nga drejtuesit e qendrës kulturore të fëmijëve Leonard Lala dhe Kujtim Shehu dhe me koreografi të Izabela Kosaqit.
Çdo gjë, këngët, valët, grimcat letraro-artistike, skenografia, rekuizitat, garderoba etj., ishin vënë tejet funksionalisht, në përmbajtjen e festave të fundvitit, asaj të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri./btvnews.al