Banorët e një pallati në qytetin e Burrelit janë alarmuar mbrëmjen e sotme pasi kuti shpëndarëse e energjisë elektrike në hyrjen e pallatit ka marre flakë.
Eshtë dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrëfikës për të vënë flakët nën kontroll.
Akoma nuk dihen shkaqet e këtij insidenti dhe fatmirësish nuk raportohet për dëme në njerëz.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen te gjitha veprimet proceduriale.
Njoftimi i policisë!
Në orët e mbrëmjes, në hyrjen e një pallati në qytetin e Burrelit, ka marrë flakë kutia e shpërndarjes së rrjetit elektrik që furnizonte pallatin me energji dhe nga ky dëmtim nuk ka persona të lënduar.
Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë menjëherë duke shuar flakët.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje./btvnews.al