E diel, 24 Nëntor, 2024

Çmenduria e radhës nga Katari, dhoma ku ka qëndruar Messi në Katar do kthehet në muze

Katari i ka surprizuar të gjithë me organizimin e Kupës së Botës, por dhe ngjarjeve që kanë ndodhur aty gjatë muajit kur u luajt kampionati që në fund u fitua nga Argjentina.

Por kur ka më shumë se një javë që ka përfunduar Botërori, një lajm që vjen nga Katari ka bërë sërish bujë.

Sipas mediave ndërkombëtare, dhoma e hotelit ku Lionel Messi qëndroi gjatë ditëve të Botërorit do të kthehet në një muze të vogël dhe do të vizitohet nga qytetarët.

Lionel Messi është kthyer në hero në Argjentinë, por duket se nga lavdia e tij do të përfitojë dhe Katari, me vendimin për të kthyer në një muze të vogël dhomën ku ai ka qëndruar./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit