E diel, 24 Nëntor, 2024

EMRI – Bleu pasaportë të vjedhur nga TikTok-u dhe u nis drejt Maltës, arrestohet i riu shqiptar që ëndërronte të shkonte në Irlandë

Një shqiptar i cili ka udhëtuar me një pasaportë të vjedhur që kishte blerë në TikTok është dënuar me gjashtë muaj burg.

I riu shqiptar i identifikuar si Jurgen Quku, që kishte si destinacion përfundimtar Irlandën, është arrestuar në Maltë vend në të cilin po kalonte tranzit.

Sipas mediave në Maltë, Quku akuzohet për përdorimin e një pasaporte që i ishte dhënë një personi tjetër.

Ai u prangos në aeroport pasi zyrtarët e emigracionit vunë re se po përpiqej të përdorte pasaportën e një burri tjetër për të hipur në një fluturim për në Dublin.

I riu pas arrestimit tha në polici se ishte larguar nga Shqipëria dhe kishte kaluar në Greqi në këmbë për shkak të ndalimit të udhëtimit. Pas një jave në Greqi, ai kishte blerë një pasaportë holandeze të vjedhur nga një shitës në TikTok dhe e përdori atë për të udhëtuar në Maltë.

Por aventura e tij mbaroi në Maltë, ku ai do të vuajë dënimin. Po ashtu gjykata urdhëroi që ai të rikthehej në Shqipëri menjëherë pas vuajtjes së dënimit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit