E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Moderatorja çoi Oltën në rulotë, shpërthen aktorja: Po të ishte e zgjuar ajo…

Zhaklina Gjolla, e cila doli e preferuara e publikut për këtë javë, zgjodhi që në vend të saj dhe Ronaldos, në rulotë të shkojë Olta Gixhari dhe Armaldo Kllogjeri.

Aktorja fillimisht refuzoi futjen në rulotë por pranoi pasi u bë e qartë se një zgjedhje e tillë do kishte pasoja për të tjerët: Të gjithë do të mbesnin pa cigare për një javë.

Luzi: Po pse duhet të dënohemi ne të tjerët sepse Olta nuk ka shkruar në formular që unë jam klaustrofobike. Tani Olta të tregojë arsyen e vërtete se përse nuk do të shkojë. Mos bëj si princeshë!

Genti: Unë pa cigare pranoj.

Olta: Unë jam klaustrofobike. Unë do shkoj se e di ç’domethënë për ta të rrish pa cigare. Ok do e provoj, por shqetësimi im është më serioz se cigaret e këtyre. Unë e dija që Zhaklina do më zgjidhte .

Zgjedhja e Zhaklinës, u komentua pas spektaklit dhe Olta Gixhari duke folur me banorët, tha se nëse Zhaklina do të ishte lojtare e fortë, zgjedhja e saj do ishte tjetër.

“Po të ishte e zgjuar, ajo duhet të kishte zgjedhur ty dhe Kiarën”, iu drejtua Luizit aktorja.

“Unë e kam që te dita e parë”, i tha Olta Herionit, i cili pas emisionit filloi ta kuptojë thelbin e rivalitetit të tyre.

Oltës dhe Armaldos do i duhet të qëndrojnë në kamper për një kohë të pacaktuar, për shkak të përzgjedhjes që erdhi nga Zhaklina.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit