Olta Gixhari ishte banorja e parë e cila theu rregullat e shtëpisë sëe Big Brother, pasi doli nga rulota dhe shkoi brenda në shtëpi pa marrë lejen e produksionit.
Por kur ende nuk ishte diskutuar thyerja e rregullave prej saj, një tjetër banor ka bërë të njëjtën gjë.
Moderatori Ronaldo Sharka ka thyer rregullin e rulorit, në të cilin ndodhen aktualisht Olta dhe Armaldo. Ai është futur vetë për të gjetur një palë syze, të cilat mendon që mund t’i ketë harruar aty pasi doli me Zhaklinën.
Fillimisht u mundua Armaldo t’i gjente, por pasi nuk ia doli vetë ftoi Ronaldon. Ky hap ishte i gabuar sepse nuk lejohet futja e banorëve të tjerë brenda rulotit përveç Oltës dhe Armaldos.
Tashmë pritet vendimi i Big Brother për të dy banorët që kanë thyer rregullat e vendosura./btvnews.al