Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia në Bulqizë pasi është kapur i dehur duke drejtuar makinën.
Policia sqaron se 59-vjeçari Faik Dedja është arrestuar pasi nga kontrollet e policisë ai është zbuluar se ka konsumuar alkool dhe më pas ka drejtuar mjetin e tij.
“U arrestua shtetasi F. D., 59 vjeç, banues në Bulqizë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sqaron policia./btvnews.al