E diel, 24 Nëntor, 2024

VIDEO – Braktisja e fshatrave, zbeh festën e ndërrimit të viteve

Shumë lagje apo fshatra janë kthyer në të shkretë për shkak te largimit masiv të banorëve të tyre. Ky fakt vihet re edhe nga banesat të cilat janë gjysmë të shkatërruara. Në lagjen “Shahini” të fshatit Bejn të Klosit dikur jetonin 40 familje, ndërsa sot nuk kanë mbetur më shumë se 4 deri në 5 familje.

Ali Hajdini tregon se dikur kjo lagje gumëzhinte nga njerëzit dhe festa kishte lezetin e saj, pasi fëmijë e të rritur shkonin për vizita tek njëri tjetri. Sipas Hajdinit dikur në këtë lagje banonin më shumë se 40 familje, ndërsa sot janë 4 deri në 5 familje.

Edhe në këto, thotë Hajdini, kanë mbetur të moshuarit. Ali Hajdini shton se fshati po shkon drejt braktisjes totale për shumë arsye. Një ndër ta janë edhe mungesa e kushteve të jetesës për banorët, si uji vaditës, infrastruktura rrugore etj.

Largimi i banorëve të fshatrave deri tani ka rezultuar i pakthyeshëm për shkak se kushtet në zonat rurale vijojnë të jenë të njëjta, pa perspektivë zhvillimi./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit