E diel, 24 Nëntor, 2024

VIDEO – Invalidët mësyjnë në Bashkinë Dibër: Jemi mënjanuar nga dhënia e ndihmave

Shtresat në nevojë janë ata që në festa kanë më shumë nevojë për ndihmë. Ata presin që të mbushin tryezën ashtu si pjesa tjetër e shoqërisë. Por në Dibër, invalidët dhe familjarët e tyre thonë se po mënjanohen nga pushteti vendor.

Ata janë paraqitur para zyrës së kryebashkiakut në pritje për të marrë një sqarim. Sipas deklarimeve që ata bënë për mikrofonin tonë, Bashkia i ka veçuar ata, duke ndarë pako vetëm për familjet me ndihmë ekonomike.

Vera Lokja thotë se jo vetëm është invalide por edhe me banesë të dëmtuar. Ndërkohë gazetari ynë Enver Doçi  ju drejtua për një intervistë edhe kryebashkiakut të Dibrës, Rahim Spahiu por ai refuzoi të prononcohej për këtë rast./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit