E enjte, 28 Nëntor, 2024

Vreshti më i vogël në botë që prodhon 29 shishe verë, ku secila shitet për 5000 euro

Në zemër të rajonit italian të Reggio Emilia, Tullio Massoni ka krijuar një vresht të vogël që dëshiron ta shndërrojë në art.

Pikërisht, shishet e verës që prodhohen nga ky vresht nuk shiten në dyqan, por në galeri. Gjithashtu, edhe çmimi për një shishe është si për veprat e artit plot 5000 euro.

Vreshti ka një sipërfaqe prej 60 metrash katrorë dhe prodhon 29 shishe verë të kuqe në vit.

Tullio Massoni e rrit rrushin e tij në çatinë e Via Mari 10, adresa nga e cila merr edhe emrin vera.

“Babai im bënte verë dhe më la trashëgim një vresht të madh, por kur bëra llogaritë, kuptova që më shumë do të shpenzoja sesa do të fitoja nga ai vresht, kështu që e shita.

20 vite më vonë, u pendova që e shita dhe vendosa që të bëja një vresht në miniaturë”.

 

“Vera ime është një formë shprehje artistike, është një provokim filozofik, diçka që ti e mban në dhomën e ndenjes dhe t’i tregosh miqve që në atë shishe ka verë që vjen nga një vresht në çati, që e ka bërë një i çmendur”, shtoi italiani.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit