E diel, 24 Nëntor, 2024

Xhelal Mziu bën bashkë demokratët për festa, Tabaku poston fotot ku në tryezë është dhe grupi i Berishës

Festat e fundvitit duket se po bashkojnë Partinë Demokratike, duke i bërë bashkë në një tryezë miqësore.

Deputetët e PD, si të grupimit të Sali Berishës dhe ata që mbështesin Enkelejd Alibeajn, kanë qenë mbrëmjen e djeshme në një tryezë festive me ftesë të Xhelal Mziut.

Deputetja Jorida Tabaku ka ndarë disa foto nga kjo drekë, me mbishkrimin: Një dolli për mendimin ndryshe; se të duash të ndryshosh për mirë nuk të bën as të shitur e as të blerë e as peng!

Edhe Sali Berisha ka pasur një reagim ku në një postim në mediat sociale e shikon këtë darkë si një sinjal që në vitin 2023 mund të ketë afrim mes dy grupeve brenda PD-së./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit