Argjentina u shpall kampione bote pas 36 vitesh pritje, kjo ka bërë që Lionel Messi të konsiderohet si hero në vendin e tij.
Dashuri për futbollistin është shtuar shumë, pasi ai shkoi me Kupën e Botës në duar në Argjentinë.
Deri dje e donin “Pleshtin” si lojtar, por tani ata janë të gatshëm që t’i japin në duar dhe fatin e vendin pasi duan ta bëjnë President.
Sipas një sondazhi të bërë nga “Giaccobe & Asociados”, pothuajse 44% të të intervistuarve kanë thënë se janë të gatshëm ta votojnë Mesin si president të shtetit të tyre. 38% janë shprehur kundër, kurse 18% kanë thënë “mund të jetë”./btvnews.al