E premte, 29 Nëntor, 2024

Eksperti ngre alarmin: Kujdes tek sheshi Skënderbej, mund të bini pre e vjedhjes nën kërcënimin e armës

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes në Sheshin Skëndërbej, që mos të bien pre e vjedhjeve.

Përmes një reagimi në Facebook, Karamuço theksoi se qytetarët vidhen me armë. Ai shprehet se 2 raste të vjedhjeve ka ndodhur së fundmi edhe pse janë arrestuar 2 persona para katër ditësh.

Meqenëse nuk njofton Policia e Shtetit, kam detyrim moral dhe qytetar ta bëj unë. Lutem kini kujdes në Sheshin Skënderbej, sepse vijon vjedhja e qytetarëve me anë të kanosjes me armë.

Megjithëse u arrestuan dy persona para 4 ditësh, një tjetër grup vijon të sulmojë qytetarët dhunshëm, duke ju marrë portofolat dhe celularët. 2 raste të reja kanë ndodhur para 1 ore”, shkruan Karamuço./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit