E premte, 29 Nëntor, 2024

Heqja e barrikadave, Borrell: Mbizotëroi diplomacia, urgjent në dialog

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, ka reaguar pas heqjes së barrikadave në veri të Kosovës.

Në një postim në mediat sociale, Borrel shkruan se diplomacia ka mbizotëruar në uljen e tensioneve në veri të Kosovës teksa ka shtuar se dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje.

Diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje. Përshëndes lidershipin e përgjegjshëm të Presidentit Vuçiç dhe Kryeministrit Kurti. Përshëndes BE, SHBA dhe NATO – KFOR punë ekipore. Faleminderit të gjithë të përfshirëve! Tani kemi nevojë për përparim, urgjent në dialog”, shkruan Josep Borrell./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit