Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me heqjen e barrikadave në veri të Kosovës. Në një takim me gazetarët, Kurti është shprehur se heqja e barrikadave është më mirë që bëhet pa ndërhyrjen e policisë së Kosovës.
Ai shton se serbët vetë i vunë dhe vetë i hoqën dhe u lodhën kot pasi bllokuan veten.
“Në veçanti më lejoni t’i përshëndes gazetarët, kolegët tuaj, të cilët sot janë në veri të Ibrit duke raportuar prej andej. Ata nuk janë këtu me neve sot, por ne jemi me ta atje përherë.
Barrikadat po hiqen. Të dielën e thamë që është çështje ditësh kur do të largohen ato. Edhe më mirë që kjo të bëhet pa ndërhyrjen e policisë sonë. Vetë i vunë barrikadat, vetë i hoqën ato. Me fjalë të tjera, krejt kot janë lodhur ata të cilët e bllokuan veten”, u shpreh ndër të tjera Albin Kurti./btvnews.al