Gërhitja e Luizit gjatë natës përveçse i ka lënë banorët pa gjumë ka shkaktuar edhe debat, sidomos mes dy miqve Oltës dhe Amosit.
Amosi e kaloi natën duke fjetur në oborr dhe Olta e vuri re kur doli për të bërë rutinën e saj të mëngjesit. Ndërkohë që më pas në rulotë atë e viziton Luizi i cili i thotë se gjithë natës banorët i thoshin “mos gërhit se na le pagjumë”, gjë që i ka shkaktuar të qeshura Oltës , por jo Amosit, i cili ka ngritur dhe zërin
Ky ka qenë shkaku që Amosi dhe Olta të përfshihen në një debat të fortë me njëri-tjetrin. “Unë fjeta jashtë nga të gërhiturat e këtij dhe ti qesh, të duket për të qeshur”, i tha Amosi aktores.
Por debati mes tyre nuk mbaroi këtu, pasi Olta dhe Amosi e vazhduan më tej ‘sherrin’ mes tyre. Amosi në një moment i ka ngritur gishtin në fytyrë Oltës, dhe kjo e fundit e ka marrë si kërcënim.
Olta: Këtë gishtin, ke bere figurë të keqe, kërcënove shoqen tënde, që i kemi dhënë premtimin njëri tjetrit…
Amos: Kemi thënë dhe që do zihemi!
Olta: Po është turp ta bësh atë me gishtin, çdo gruaje!
Amos: Mos më përdor kartën e gruas
Olta: Ore më tmerrove, më intimidove!/btvnews.al
View this post on Instagram