E enjte, 28 Nëntor, 2024

Moderatorja e njohur poston foton e rrallë krah bashkëshortit shoqëruar me një dedikim romantik

Jetën e saj private moderatorja e njohur Xhemi Shehu gjithmon e ka mbajtur larg qendrës së vëmendjes. Sidomos dy djemtë e saj dhe bashkëshortin që shumë rrallë i ekspozon në rrjetet sociale.

Gjatë një interviste virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, moderatorja është pyetur se pse nuk flet kurrë për bashkëshortin. Kështu ajo ka ndarë një foto me të, ku partneri i saj është me kurriz nga kamera dhe shkruan se ai ka zgjedhur të jetë larg mediave. Por, shkruan se edhe 100 jetë po të kishte ai do ishte zgjedhja e saj gjithmonë.

“Nuk ka rrjete sociale prandaj respektoj zgjedhjen e tij. Gjithsesi, është njeri, baba dbe bashkëshort shumë i mirë. Do të ishte gjithmonë zgjedhja ime edhe po të kisha 100 jetë!”- shkruan Xhemi.

Dhe ndryshe nga shumë figura të tjera, Xhemi nuk ngurron të pranojë se djemtë nuk i ekspozon për shkak se është supersticioze. Duket folur rreth faktit se i mban të vegjlit e saj larg mediave sociale, moderatorja tha pak kohë më parë në një intervistë.

/btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit