Legjenda e futbollit Pele ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Ish-futbollisti prej disa ditësh ishte i shtruar në një spital në Brazil, por duket se nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen.
Ai po trajtohej nga kanceri dhe ditët e fundit gjendja e tij po rëndohej. Pele ka vdekur në prani të familjarëve, të cilët ditët e fundit i kanë qëndruar shumë pranë.
Pelé është lojtari i vetëm në historinë e futbollit që ka fituar Kupën e Botës tre herë, në 1958, 1962 dhe 1970.
Ai njihet si një nga futbollistët më të mirë në histori dhe në Brazil njihet si një legjendë. Pele gëzon respektin e të gjithë botës për atë që i ka dhënë futbollit./btvnews.al