E hënë, 25 Nëntor, 2024

Paralajmërimi i Edi Ramës: Qeveria do të shpërndajë mbi 8 miliardë lekë në ditët e para të janarit, ja kategoritë që do të përfitojnë nga “Pakoja e Madhe”

Në profilin e tij zyrtar në Facebook Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka njoftuar se do të shpërndahen mbi 8 miliardë lekë në dorë në ditët e para të janarit për një kategori individësh.

Ai shkruan se kjo paketë do mbyllet sot dhe do shpërndahet në ditët e para të janarit.

Postimi i Kryeministrit në Facebook!

GËZUAR❤️
Qeveria po mbyll Pakon e Madhe në mbështetje të 1 milionë individëve, për të lehtësuar ndjeshëm daljen e familjeve shqiptare nga ky dimër i ngarkuar, duke zeruar efektin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë për pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, posaçërisht nënat kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, po edhe për punonjësit e shtetit – duke dhënë më shumë për ata që fitojnë më pak, por pa lënë askënd pa mbështetje.
Pakoja e Madhe, e cila parashihet mbi 8 miliardë lekë në dorë për të gjithë individët e përfshirë, do të mbyllet brenda ditës së sotme dhe do të shpërndahet e gjitha në ditët e para të janarit.
Kjo është qeveria e shumicës, jo e disave dhe faktet e shifrat thonë se volumi i mbështetjes financiare të atyre që fitojnë më pak apo të shtresave në nevojë, në vitet e qeverisjes sonë (pa llogaritur fondet masive të Rindërtimit pas tërmetit apo të Luftës me pandeminë) është disafish më i lartë se sa në tërë qeveritë e mëparshme të marra së bashku🤝. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit