Ditën e sotme kanë përfunduar në spital tre persona me shenja helmimi.
Policia bën me dije se në Spitalin Rajonal Shkodër, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasja A. Z., 41 vjeçe dhe djali i saj, A. Z., 14 vjeç, banues në Malësi të Madhe, si dhe M. M., 30 vjeç, kamarier i lokalit.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, Shkodër, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 28.12.2022, rreth orës 23:30, në Spitalin Rajonal Shkodër, janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasja A. Z., 41 vjeçe dhe djali i saj, shtetasi A. Z., 14 vjeç, banues në Malësi të Madhe, si dhe shtetasi M. M., 30 vjeç (kamarier i lokalit), banues në Shkodër, të cilët dyshohet se janë helmuar nga uji i konsumuar në një lokal, në Shkodër.
Shtetasja A. Z., së bashku me djalin e saj, janë dërguar për mjekim më të specializuar, në Tiranë.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon intensivisht punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. /btvnews.al