E martë, 26 Nëntor, 2024

Sherr masiv në Itali, familja e 18-vjeçares shqiptare nuk pranon lidhjen e saj me një maroken

Një lidhje dashurie e papëlqyer është bërë shkak për një përleshje masive fizike në Itali. Sipas mediave vendase bëhet me dije se sherri ka ndodhur mes një familje shqiptare dhe një marokeni.

Shkak për përplasjen ishte lidhja e dashurisë së një 18-vjeçare shqiptare me një 21-vjeçar maroken, por familjarët e shqiptares nuk e pranojnë.

Mësohet se sherri ka nisur mbrëmjen e djeshme, kur çifti kishte dalë xhiro me motrën e shqiptares dhe papritur kanë hasur para xhaxhain e saj me gruan dhe disa miq të tyre. Ata menjëherë kanë nisur të ofendojnë të dashurin e 18-vjeçares.

Vajza është munduar të qetësojë situatën duke u kërkuar atyre të ndalojnë por u qëllua me shuplakë ndërsa njëri nga familjarët e kapi nga flokët. Edhe djali nga Maroku u sulmua nga xhaxhai i partneres së tij.

Në atë moment në rrugë janë shfaqur edhe familjarë të tjerë të vajzës, përfshirë edhe një 32-vjeçar i cili ka kërcënuar me thikë çiftin e ri./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit