Ditën e sotme në vend do të ndikojnë masat ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale të shkurtra kthjellimi. Përgjatë ditës shi i herëpashershëm me intensitet të ulët në bregdet.
Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak, era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet. Valëzimi në dete të forcës nga 1 deri në 2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore nga -2 deri në 10°C, në zonat e ulëta nga 1 deri në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 5 deri në 16°C./btvnews.al