E premte, 29 Nëntor, 2024

Vdekja e 58-vjeçares, reagon Sali Berisha: I hoqën ndihmën ekonomike! Pashpirtësi dhe vetëm pashpirtësi…

Pas vdekjes së 58-vjeçares Shpresa Cani në ambientet e bashkisë së Lushnjes, ka reaguar kreu i PD Sali Berisha.

Berisha u shpreh se vdekja e 58-vjeçares që i hoqën ndihmën ekonomike është pashpirtësi dhe vetëm pashpirtësi.

Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes për humbjen e njeriut të dashur dënoj këtë akt çnjerëzor si vrasje shtetërore me terror psikologjik dhe ekonomik vdekjen e Shpresës.

Reagimi i Berishës:

Pashpirtesi!!

Shpresa Cani, 58 vjeç vdes në zyrën e kryebashkiakes së Lushnjes, Bashkia i hoqi ndihmën ekonomike! Pashpirtësi dhe vetëm pashpirtësi!

Te dashur miq, qytetari dixhital informon se gjendja shëndetësore e Shpresa Canit u rëndua pas debatit me punonjëset e Bashkisë Lushnje.

Fillimisht 45 vjeçarja, Shpresa Cani ka debatuar me drejtorëshen e drejtorisë së ndihmës ekonomike, Anila Çela, bashkëshorte e deputetit Bujar Çela i PS-së, ku I është refuzuar përgjigje dhe zgjidhje për problemin e saj.

Pas debatit, 58 vjeçarja ka kërkuar takim me kryebashkiaken Eriselda Sefa, duke arritur të shkojë deri në paradhomën e kryebashkiakes. Aty është tentuart të nxirret me forca nga Policia Bashkiake, ku dhe është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë.

58 vjeçarja, Shpresa Cani kishte shkuar në Bashkinë e Lushnjes për tu ankuar për heqjen e ndihmës. Cani ishte në kushte të vështira ekonomike por edhe shëndetësore.

Duke shprehur ngushellimet me te ndjera familjes për humbjen e njeriut të dashur dënoj këtë akt çnjerëzor si vrasje shtetërore me terror psikologjik dhe ekonomik vdekjen e Shpresës në zyrat e shtetit nga zemërimi i shkaktuar nga pashpirtësia e zyrtarëve të sektit çnjerëzor të Rilindjes së Edi Ramës. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit