E martë, 26 Nëntor, 2024

Xhelal Mziu sqaron drekën që bëri bashkë demokratët: Si i binda deputetët të uleshin në një tryezë

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka treguar ditën e sotme se si arriti që të bënte bashkë dy grupimet brenda PD-së në një drekë për festat e fundvitit.

Në një intervistë në News24, Mziu tha se dreka nuk kishte asnjë prapavijë politike, por vetëm qëllime festive.

Ishte e domosdoshme për të pasur një bashkim të tillë se sa herë janë bashkuar grupet, kanë munguar më shumë se gjysma. Ishte një organizim që kishte të bënte me gjithë grupin parlamentar të PD që kanë dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Ishin të pranishëm jo vetëm të dyja grupet, por nuk kishte mungesë në aspektin objektiv.

Ata që nuk ishin të pranishëm nuk ishin të pranishëm për arsye objektive. ishte e vështirë t’i mblidhje, por po jap disa argumente se pse nuk dështoi dreka. Nuk kam përdorur asnjë instrument kundër kolegëve të mi, pavarësisht mendimeve të tyre. Kam qëndruar luajal, dhe duke qenë një person terreni, e shoh të rëndësishme koherencën. Kjo situatë më solli në mendje që të bënim një organizim.

Ka qenë një indicie personale, duke marrë shkas nga festat e fundvitit. Edhe kur janë krishtlindjet dhe viti i ri, këto gjëra shërbejnë si instrument paqeje dhe bashkimi. Kemi bërë të tilla organizime dhe më parë. Duke qenë pjesë e këtyre organizimeve sajova të bëja një takim të tillë. Më shumë u fokusuan se kush ishte prapavija e këtij organizimi.

Nuk kishte prapavija. Në një tavolinë që po rrinim në pushimin e seancës, ishim në nj kafe gjatë seancës, po komunikonim për këto organizime. I thash; kam menduar që të bëjmë një drekë me deputetët. E hodha në tryezë dhe hodha ditën e përshtatshme. Ishim 5-6 kolegë në tavolinë dhe ata e përkrahën këtë iniciativë”, tha ndër të tjera deputeti i PD./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit