E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Berisha: Viti 2022 do të skalitet në muret e kohës si viti i opozitës shqiptare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme me gazetarët ka bërë një përmbledhje të vitit 2022 dhe tha se ky vit do të mbahet mend si viti i opozitës shqiptare.

Në fjalën e tij, Berisha hodhi akuza kundër Ramës duke thënë se Kryeministri përdori çdo mjet për të gjunjëzuar opozitën por nuk ia doli dot.

“Nuk mund të mbyllja vitin pa paraqitur një bilanc të vitit që lëmë pas në vlerësimin e PD-së dhe timin. Në këtë kontekst, viti 2022 do të skalitet në muret e kohës si viti i opozitës shqiptare.

Do skalitet si viti i opozitës shqiptare sepse ndaj përpjekjeve të jashtëzakonshme të popullit opozitar, të PD-së, për qëndruar si opozitë e vërtetë u përdorën të gjitha mjetet e paligjshme kundër kësaj opozite, me qëllimin e vetëm, që ta mbanin atë një parti simotër të krimit në pushtet.

Edi Rama dhe qeveria e tij përdori çdo mjet, çdo institucion, përdori policinë, shërbimin informativ, drejtësinë, me qëllimin e vetëm që të gjunjëzonte opozitën. Përdori bandat, përdori forma nga më të turpshme të korrupsionit, gjer dhe sulmet fizike të paprecedentë në historinë e këtij vendi, me qëllimin më ogurzi të zhdukjes së opozitës”, tha ndër të tjera Berisha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit