E martë, 26 Nëntor, 2024

Dëmtimi i Urës së Zogut, Dhurata Çupi: E pafalshme heshtja dhe lënia të degradohet kjo vepër

Deputetja e Qarkut Dibër, Dhurata Çupi ka reaguar në lidhje me dëmtimin e një prej veprave më të bukura të ndërtuara në kjohën e mbretërisë, Ura e Zogut në Milot.

Deputetja Çupi i tha gazetarit tonë Enver Doci, se ka kërkuar interpelancë me ministren e kulturës në lidhje me këtë problem, por deri tani nuk ka patur asnjë lëvizje zyrtare për të nisur ndërhyrjen në mënyrë që të shpëtohet kjo vepër.

Çupi shtoi më tej se fillimisht duhet ndaluar abuzimi me shtratin e lumit Mat nga subjektet që marrin inerte e më pas të bëhet një ndërhyrje emergjente për ta shpëtuar këtë vepër me një arkitekturë të rrallë për kohën që është ndërtuar por edhe sot. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit