E martë, 26 Nëntor, 2024

FOTOT – “Mbreti”, Pele ‘pushton’ mediat botërore

Vdekja e legjendës së futbollit botëror, Pele, ka pikëlluar të gjithë sportdashësit në mbarë botën. Mediat ndërkombëtare faqet e tyre të para ia kanë kushtuar Peles, duke treguar se sa respekt gëzonte ai në çdo vend të botës.

“Na ishte një herë Mbreti Pele”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë, ndërsa gazeta tjetër italiane Corriere dello Sport shkruan “Mbreti vdiq”.

“Mbreti i futbollit”, ishte titulli i The Sun. “Më i madhi”, shkruan Mirror. Të gjithë të përditshmet spanjolle kishin të njëjtin titull: Mbreti.

Legjenda e futbollit u nda nga jeta në moshë 82-vjeçare pas një sëmundje të rëndë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit